Ky gjest i Alissonit e bëri Kloppin të qesh me ‘lot’

21:59 | 23 Shtator 2019

Në mbrëmjen e sontme po hasim edhe në momente gazmore.

Alisson Becker ka fituar çmimin e portierit më të mirë për vitin 2019 nga FIFA.

Ai shkëlqeu në vitin 2019, duke fituar Champions Leaguen dhe Superkupën e Evropës me Liverpoolin, si dhe Kupën e Amerikës me Brazilin.

Alisson mposhti Edersonin e Manchester City dhe Marc-Andre ter Stegen të Barcelonës.

Alisson u ‘zhduk’ për pak çaste në gala mbrëmjen e FIFA-s në Milano.

Në momentin kur pesë herë futbollistja më e mirë në botë, fituesja e Topit të Artë, Marta, thirri emrin e brazilianit, ai nuk ishte prezent në sallë.

Klopp nisi të qesh dhe të kërkojë lojtarin e ekipit të tij që ishte i pranishëm veçse në sallë.

Sido që të jetë, nuk zgjati shumë dhe Alisson u shfaq duke thënë: “Më falni, nuk ishte faji im”.

https://tiger.cdnja.co/v/j0/j014.mp4?secure=52mr5ld11AIYQsuJhaCoNA&expires=1569270600

Komento: