
Sonte ka qenë mbrëmja e ndarjes së ҫmimeve nga FIFA.
Janë zbuluar edhe votat e lojtarëve në ‘The Best FIFA Football Awards’.
Lionel Messi është shpallur lojtari më i mirë i vitit nga FIFA, duke lënë prapa Cristiano Ronaldon dhe Virgil Van Dijk.
Por, kush për kë votoi në ceremoninë e madhe?
Lionel Messi ka zgjedhur Ronaldon në top treshen e tij (Sadio Mane, Cristiano Ronaldo, Frenkie de Jong), por e kundërta nuk ndodhi, raporton lajmi.net.
Cristiano Ronaldo zgjodhi që votat e tij të shkojnë për Matthijs de Ligt, Frenkie de Jong e Kylian Mbappe.