Juventus fiton me shumë vështirësi

23:02 | 24 Shtator 2019

Bianconerët kanë arritur një fitore të madhe.

Juventus ka arritur që të fitojë me shumë vuajtje 2-1 ndaj Brescias në transfertë, duke treguar se ende nuk është në formën më të mirë në këtë fillim sezoni.

Sfida nisi në malore për bardhezinjtë, që u gjendën në disavantazh pas 4 minutash lojë. Alfredo Donnarumma arrin ta dërgojë topin në rrjetë pas një goditje pa shumë pretendime, por Szczesny gabon duke mos arritur që ta grushtojë topin. Reagimi i Juventusit, nuk do të vononte, por e patën të vështirë për të depërtuar në zonën e rivalëve.

5 minuta nga fundi i pjesës së parë Chancellor e dërgoi topin në rrjetën e tij duke i dhënë ekipit torinez. Pjesa e dytë flet e gjitha për ekipin e Sarrit që është dominues në mbajtjen e topit, ndërkohë që Rabiot u frenua në vijën e portës nga Chancellor, që shleu gabimin e autogolit.

Në minutën e 63-të, Dybala ekzekuton një goditje dënimi që përplaset në mur dhe më pas shkon në këmbët e Pjanic, i cili arrin të shënojë një gol të bukur. Më tej ritmi i ndeshjes bie, ndërkohë që Brescia ju afrua barazimit në dy raste. Me këtë fitore, Juventusi ngjitet në krye me 13 pikë, 1 më shumë se Interi, që sfidon nesër në mbrëmje Lazion.

Komento: