Barcelona rrëmben tri pikë të vlefshme, lëndohet sërish Messi

23:08 | 24 Shtator 2019

Barcelona i është kthyer fitoreve.

Barcelona ka arritur një fitore të vështirë 2-1 ndaj Villarreal, por ka humbur Lionel Messin, i cili u dorëzua pas 45 minutash lojë. Katalanasit e nisën mjaft mirë ndeshjen duke gjetur dy herë rrugën e rrjetës brenda 15 minutash, duke krijuar iluzionin e një goleadë.

Griezmann shënoi fillimisht me kokë, ndërkohë që më pas Arthur shënoi një gol të mrekullueshëm nga distanca, duke e dërguar topin në trekëndësh. Me të njëjtën armë ju përgjigj edhe Villarreal dy minuta nga fundi i pjesës së parë duke realizuar një gol shumë të bukur me Santi Cazorlën.

Lajmet e këqija nuk morën fund këtu për Barcelonën, pasi në fundin e pjesës së parë humbën edhe Messin, i cili nuk zbriti në fushë në të dytën për shkak të një dëmtimi. Rezultati nuk do të ndryshonte deri në fund me Barcelonën që merr 3 pikë të rëndësishme.

Komento: