
Befasi ka pasur sot në rezultatet në Carabao Cup.
Mbrëmjen e sotme janë zhvilluar në Angli ndeshjet e kupës EFL që njihet ndryshe si Carabao Cup.
Kjo kupë është një mundësi më shumë për ekipet e vogla për të patur shansin që të luajnë ndaj skuadrave të Premier League. Mbrëmjen e sotme Manchester City, Arsenal, Leicester, Everton, të gjitha kanë fituar ndaj ekipeve kundërshtare që kanë qenë nga kategoritë më të ulta.
Surpriza e mbrëmjes së sotme është humbja e Tottenham ndaj ekipit të Colchester, ekip që luan në Ligën e dytë të Anglisë. Një humbje shokuese për nënkampionët e Europës të cilët duket se i kanë nënvlerësuar më shumë se çduhet kundërshtarët. 90 minutat përfunduan me rezultatin 0-0, ndërsa ekipet shkuan të zgjidhnin ndeshjen me penallti.

Lojtarët e Colchester u treguan më të saktë nga 11-metërshi duke e mundur Tottenham me rezultatin 4-3. Për londinezët gabuan penalltitë Eriksen dhe Lucas.