
Mesfushori i Boca Juniors, Daniele De Rossi është duke pritur për një rikthim të papritur në skuadrën e Italisë.
De Rossi u tërhoq nga futbolli ndërkombëtar në nëntor 2017 pas humbjes katastrofale të Italisë ndaj Suedisë në play off-et e Kupës së Botës 2018,përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, Il Romanista pretendon se CT Roberto Mancini do të thërrasë ish-kapitenin e Romës në kualifikimet e Tetorit në Euro 2020 kundër Greqisë dhe Lihtenshtajnit./ORAinfo/