
Përfaqësuesja e Kosovës, është në top formë.
Kosova do të përballet me Gjibraltarin me datë 10 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në një miqësore të lehtë në letër para përballjes shumë të rëndësishme ndaj Malit të Zi.

Interesimi i qytetarëve për këtë miqësore nuk ka munguar, ndonëse ka qenë më i vogël.
Zëvendës sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Arianit Ahmeti tha për Indeksonline se deri më tash janë shitur rreth 7500 bileta.
Deri më 10 tetor ka ende kohë dhe pritet që të gjitha biletat të shiten.