
Ousmane Demebele mund të bëhet pjesë e skuadrës nga Premierliga.
Është skuadra e Manchester United që po kërkon talentin francez.
Sipas ‘The Independent’, trajneri Ole Gunnar Solskjaer, i ka kërkuar drejtuesve të Manchester United që të fillojnë të punojnë për transferimin e Dembele, përcjell lajmi.
Dembele te Barcelona është transferuar në verën e fundit 2017 nga Borussia Dortmund, për të zëvendësuar të larguarin Neymar.
Që nga ajo kohë, ai asnjëherë nuk ka arritur të t’i tregojë vlerat e tij për të cilat është blerë.
Në verën e fundit, francezi i talentuar ka qenë i lidhur edhe me një transferim te PSG.