Giampaolo në hall, ylli i madh pritet të largohet nga Milan gjatë janarit

08:35 | 26 Shtator 2019

Mesfushori i Milanit, Franck Kessie përballet me një të ardhme të pasigurt, pasi klube nga Premier League dhe Bundesliga gjermane kanë shprehur interesim të madh për 22-vjeçarin.

Calciomercato raporton se edhe pse Kessie ka kontratë me Milanin deri në vitin 2022, mesfushori ka tërhequr interes nga Watford në Angli dhe kampion i Bundesligës Bayern Munich në Gjermani, përcjell ORAinfo.

Megjithëse lojtari është një pjesë thelbësore e projektit të trajnerit Marco Giampaolo me kuqezinjtë, nj ofertë e mirë mund të ndryshojë gjithçka.

Ofertat për Kessie pritet të arrijnë në dritaren e transferimeve të janarit dhe një ofertë e mirë do të jetë e pa rezistueshme për Milanin. /ORAinfo/

Komento: