
Leo Messi nuk pritet të kthehet shpejt në fushën e blertë.
Pesë herë “Topi i Artë”, Lionel Messi, do të mbetet jashtë fushave për një kohë të gjatë shkaku i një dëmtimi të pësuar në kofshën e majtë.
Messi u lëndua në fitoren 2-1 të Barcelonës kundër Villarealit.

Futbollisti më i mirë në botë pritet të mungojë në xhiron e radhës të Barcelonës në La Liga që e luanë kundër Getafes.
Ndërsa, me fat është ekipi italian, Interi që do të ballafaqohet me Barcën në kuadër të Champions League me 2 tetor. Edhe në këtë ndeshje pritet të mungoj Messi, dhe do të jetë hera e tretë që nuk do të luaj kundër Interit.
Barcelona e ka njoftuar opinionin për lëndimin e Messit përmes llogarisë zyrtare në Twiter.