
Mario Mandzukic është dëshirë e shumë skuadrave evropiane.
Ai ka hedhur poshtë një ofertë nga Katari, pasi sulmuesi i Juventusit thuhet se ka oferta nga Premierliga, konkretisht nga West Ham United dhe nga Manchester United.
Veterani kroat nuk bën pjesë në planet e trajnerit Maurizio Sarri, dhe i duhet të gjejë një skuadër të re.
Raportohet se Mandzukic ka refuzuar një ofertë prej 7 milionë euro nga Katari, duke kërkuar të luajë akoma në nivele të larta.
Burimet e shumta pretendojnë se Mandzukic ka një propozim në tryezë nga Manchester United për afatin e janarit.
Sidoqoftë, sipas TuttoJuve, edhe West Ham United gjithashtu, janë të interesuar në Mandzukic, duke i ofruar edhe minuta në fushë, diçka që i ka humbur këtë sezon në Serie A.