Manchester United shpreh interesim për yllin e Atlantas

15:18 | 26 Shtator 2019

Manchester unitet i vihet pas yllit të Atlantas.

‘Djajtë e kuq’ kanë ngecur shumë këtë edicion në aspektin ofensivë, në mungesë të një lojtari konkretizues.

Sipas raportimeve të fundit nga ‘Calciomercato’, është sulmuesi i Atalanta, Duvan Zapata ai që ka ngjallur interesimin e Man United, transmeton lajmi.net.

Ëest Ham gjithashtu është një nga skuadrat që ka ndjekur hapat e kolumbianit, i cili ka shënuar 28 gola në sezonin e kaluar.

Zapata e ka nisur edhe këtë edicion aty ku e la të kaluarin, me formë të lartë, duke shënuar katër herë në pesë ndeshje.

Komento: