Humbja nga Torino, kjo është pozita e Milanit në tabelë

09:38 | 27 Shtator 2019

Torino ka mposhtur Milanin me rezultat 2:1.

Fillimisht, rosonerët kaluan të parët në epërsi në minutën e 18-të, ku Piatek ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë.

Ndërsa dy gola për 4 minuita nga Belotti përmbysën gjithçka dhe i siguruan Torinos tri pikë të arta, shkruan Indeksonline.

Pas kësaj humbje, Milan bie në pozitën e 13-të në tabelë me 6 pikë nga 5 ndeshje duke regjistruar 2 fitore dhe tri humbje.

Në anën tjetër, Torino ngjitet në vendin e gjashtë me 9 pikë, ndërsa tabelës i prin Inter me pikë të plota pas 5 ndeshjeve, 15 gjithsej.

Komento: