Gjiganti evropian nis skautët për Turqi, objektivi është Vedat Muriqi

12:16 | 27 Shtator 2019

Vedat Muriqi po i çmend ekipet e mëdha evropiane.

Ylli kosovar i futbollit do të jetë i angazhuar gjatë këtij vikendi me skuadrën e tij, në derbin më të madh në Turqi, Fenerbahce – Galatasaray.

‘Sportwitness’ raporton se gjatë kësaj ndeshje pritet që të jenë prezent në stadium edhe skautët e Ëest Ham, të cilët do të monitorojnë Vedat Muriqin, transmeton lajmi.

Pas shërbimeve të Muriqit janë edhe skuadra si Manchester United e Tottenham Hotspur.

Kosovari në anën tjetër ka shprehur dëshirën që të jetë një legjendë e skuadrës së Fenerit.

Komento: