Tottenahm nënshkruan kontratë me yllin e madh

15:53 | 27 Shtator 2019

Tottenham e ka blinduar Sissoko.

Moussa Sissoko ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën e Tottenham Hotspur.

Sot, Sissoko dhe Tottenham janë pajtuar për rinovimin e kontratës. Me kontratën e re, lojtari qëndron në Londër deri në vitin 2023, raporton lajmi.

Francezi i është bashkuar skuadrës së Spurs gjatë vitit 2016, duke regjistruar 132 paraqitje deri më tani.

30 vjeçari është shprehur i lumtur me mundësinë për të vazhduar aventurën e tij me Tottenham, pas një starti jo aq të mirë me skuadrën.

Komento: