
Manchester United po shqyrton një transferim të janarit për mesfushorin e Tottenham ,Christian Eriksen pasi Ole Gunnar Solskjaer kërkon të përmirësojë më tej skuadrën e tij.
Pas një fillimi katastrofik të sezonit për Djajtë e Kuq, shtesat në skuadër mund të bëhen sa më shpejt që dritarja e dimrit, përcjell ORAinfo.

United janë të vetëdijshëm se kryetari i Spurs, Daniel Levy është i prirur të shmangë humbjen e Eriksen në një transferim të lirë kur kontrata e tij skadon në fund të sezonit./ORAinfo/