
Kryetari i Milanit, Beppe Sala, foli për propozimet e reja të stadiumit për AC Milan dhe Inter Milan; të dy klubet duke parashtruar një kërkesë për ndërtimin e një stadiumi të ri modern, për të sjellë klubet në shekullin XXI.
Ai ka thënë se ende nuk dihet saktë plani i këtij stadiumi, përcjell ORAinfo.

“Unë nuk jam duke bojkotuar ndërtimin e një stadiumi të ri dhe kam vendosur të lë mënjanë nostalgjinë dhe pasionin tim për San Siro, sepse përndryshe nuk do të isha kryetar i mirë. Unë vetëm e respektoj rregullat, sa do të ndërtohen dhe si. Sigurisht që profili mjedisor do të jetë thelbësor “,ka thënë Sala./ORAinfo/