Rama, Serbisë në OKB: Kosova e pavarur është një realitet i pamohueshëm

21:11 | 27 Shtator 2019

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka marrë pjesë në Asamblenë e kombeve të Bashkuara.

Ai në fjalimin e tij u ndal specifikisht në një kërkesë.

“Të gjitha vendet duhet ta njohin pavarësinë e Kosovës”, tha Rama.

Rama u drejtua me fjalët: E dashur Serbi, Kosova e pavarur është një realitet i pamohueshëm. Më tej ai vazhdoi se është e rëndësishme që Kosova të jepet mundësia që të bëhet pjese e të gjitha organizatave rajonale dhe ndërkombëtare ku çdo vend sovran i botës ka të drejtë të bëhet pjesë.

Rama tha se është padrejtësi që qytetarët e Kosovës duhet të lëvizin pa viza.

“Është e padrejtë që 2 milionë njerëz që kanë luftuar kaq shumë të jenë të izoluar. E dashur BE, ndaloje këtë”, tha Rama. /TCH

Komento: