De Biasi po “çmendet” pas këtij futbollisti të Milanit

22:27 | 27 Shtator 2019

De Biasi ka folur për Milanin.

Ish-trajneri i Kombëtares kuq e zi, Gianni de Biasi është rikthyer në mediat italiane si analist ku ka foluar për disa prej skuadrave të Seria A. Tekniku De Biasi është i mirënjohur në Itali ku më parë ka patur në drejtim skuadra si Brescia, Torino apo Udinese.

Si një “ish” i torinezëve tekniku Italian, u shpreh i kënaqur me atë çka kishte bërë në fushë Torino, ndërsa vijoi duke analizuar Milanin.

“Skuadra nuk është aty ku do të donte Giampaolo. Më pëlqen Rafael Leao, i cili ka cilësi të shkëlqyera dhe një të ardhme të mirë. Kuqezinjtë po mësojnë atë që dëshiron trajneri i tyre, por duhet të bëjnë më shumë, pasi tifozët janë duke kërkuar rezultate”, u shpreh Gianni de Biasi për Milanin.

Më tej tekniku vazhdoi duke lavdëruar sulmuesin e ri të Brescia, Alfredo Donnaruma, i cili arriti të shënonte ndaj Juventusit.

“U befasova nga shpërthimi i këtij sulmuesi, I cili tashmë ka bërë 4 gola në 5 ndeshje. Kategoritë e futbollit tonë janë plot me lojtarë të mirë, thjesht duhet të ulim kokën për të punuar dhe të kenë dëshirë të madhe për t’u rritur dita-ditës”, përfundoi De Biasi për sulmuesin e Brescia.

Komento: