Lojtarin që e largoi Milani mund të bëhet si Luka Modric

08:28 | 28 Shtator 2019

Halilovic thotë se ende mund të bëhem si Luka Modric.

Alen Halilovic insiston se “ende mund të bëhem si Modric” pasi la Milanin për Heerenveen.

Halilovic është konsideruar si e ardhmja e Kroacisë dhe pasardhësi i Luka Modric, kur u transferua te Barcelona nga Dinamo Zagreb në vitin 2014.

Sido që të jetë, karriera nuk ka shkuar siç ka dashur lojtari dhe ai do të shpenzojë sezonin në formë huazimi në Holandë te Heerenveen.

“Heerenveen bëri gjithçka për të më transferuar, gjë që është mirë për mua”, tha 23-vjeçari.

“Është zgjedhje e mirë, Liga më përshtatet. Dua të vërtetoj se mund të jem një ndër më të mirët në Eredivisie dhe në përgjithësi në Evropë”.

“Në Milan, ata ishin të zhgënjyer për mënyrën se si Standard Liege më trajtuan. Kisha folur me ta, më bën premtime, por më pas e kundërta ndodhi. Ata më shkaktuan probleme”.

“Kam ndjenjën se ende mund të bëhem si Modrici”, shtoi mes tjerash Halilovic.

Komento: