
Menaxheri i Fiorentina, Vincenzo Montella ka lavdëruar Marco Giampaolo dhe beson se do të duhet kohë për tu vendosur plotësisht në punë te kuqezinjtë.
Përpara përplasjes që përfshin La Viola dhe Milano, Montella u pyet për Marco Giampaolo,përcjell ORAinfo.

“Ai po bën një punë të shkëlqyeshme, ai po sjell një metodologji të re dhe do të duhet kohë dhe punë për t’i bërë të gjithë të punojnë më mirë”, ka thënë Montella./ORAinfo/