Milan-Giampaolo, merret vendimi shokues

22:43 | 28 Shtator 2019

Marco Giampaolo, është duke luftuar për të ardhmen e tij si trajner i AC Milan.

Kuqezinjtë janë në vendin e 10-të në Serie A me gjashtë pikë nga pesë ndeshje dhe bordi është i ndarë nëse ai duhet të mbetet në krye apo jo, përcjell ORAinfo.

Drejtori i Sportit, Paolo Maldini dëshiron që klubi të mbetet i duruar dhe t’i japë Giampaolo më shumë kohë, por Zvonimir Boban dëshiron që ai të shkojë tashmë.

Duket se Giampaolo ka mbetur vetëm dy ndeshje për të shpëtuar karrierën e tij në Milano, duke filluar me përplasjen e së dielës kundër Fiorentina./ORAinfo/

Komento: