
Mandzukic do të qëndrojë te Juve.
Mario Mandzukiç nuk do të largohet nga Juventusi, të paktën deri në merkaton e janarit.

Kroati ishte pranë kalimit në Qatar me skuadrën e I’AI Rayyan, mirëpo diçka e tillë nuk ka ndodhur. Diçka të tillë e ka konfirmuar edhe klubi nga Qatari me anë të një postimi në rrjetet sociale, pasi nesër është edhe dita e fundit e merkatos atje.
Në këto kushte, sulmuesi do të qendrojë tek bardhezinjtë deri në janar, e më pas do të shihet nëse për të do të ketë diçka konkrete për të ardhmen. Për shtatlartin nuk kanë munguar ofertat nga Anglia apo edhe Gjermania, për të luajtur sërish në nivele të larta, por mbetet për t’u parë se ku do të jetë e ardhmja e Marios.
“Lajmërojmë se kemi ndërprerë negociatat me lojtarin Mario Mandzukiç”.