
Eriksen ka zgjedhur se për cilën skuadër dëshiron të luajë.
Mesfushori danez i Totenhemit, Christian Eriksen, ka qenë një ndër emrat më të nxehtë të merkatos së verës.

Manchester United, Inter, Juventus dhe Real Madrid, kanë qenë skuadrat që kanë dashur t’ia rrëmbejnë Totenhemit lojtarin gjatë verës që lamë pas.
Eriksenit i skadon kontrata në qershor të vitit tjetër dhe Juventusi me Interin, tentojnë të bëjnë një goditje me parametra zero verën e 2020-ës.
Por, siç raporton “Daily Star”, danezi ka vendosur dhe dëshiron, që t’i bashkohet Manchester United, duke mos ndryshuar kampionat, por vetëm qytet.
Mbetet të shihet nëse do të plotësohet dëshira e mesfushorit, apo do të ketë lëvizje tjetër.