Përfundon derbi, Drita-Gjilan, ja kush ka fituar

17:36 | 29 Shtator 2019

Sot është zhvilluar derbi më i madh në Kosovë.

Skuadra e Dritës e ka fituar derbin me të madh në futbollin e Kosovës ndaj Gjilanit (0-1). Goli i shënuar në minutën e 29-të, nga Adrian Cuculi do të jetë vendimtar për fitoren e ish-kampionëve të Superligës. Rastet në pjesën e dytë nuk munguan, por gola të tjerë nuk pati.

Pas këtyre tri pikëve, Drita ngritët në pozitën e dytë me 14 pikë, kurse Gjilani mbetët në kuotën e 12 pikëve.

Fitore sot si mysafire ka arritur edhe Prishtina në përballje me Vushtrrinë (0-3). Golat për kryeqytetasit i shënuan Alban Shillova, Nertil Hoxha (autogol) dhe Armend Thaqi.

Fitore ka shënuar edhe Ballkani në përballje me Drenicën në Skenderaj (0-1)

Komento: