
Ende ka disa dyshime për AC Milan se kush do të fillojë në të majtën mbrëmjen e sotme kur ata të luajnë kundër Fiorentina.
Beteja midis Ricardo Rodriguez dhe Theo Hernandez mbetet e hapur, përcjell ORAinfo.

Sipas Corriere della Sera, vendimi nuk është marrë ende për shkak të një lojtari të Fiorentina. Menaxheri i Milanit, Giampaolo, është i shqetësuar për shpejtësinë e anësorit të Fiorentinës, Federico Chiesa, dhe për këtë arsye nuk është i sigurt se cili nga dy majtas është më i përshtatshëm për t’u marrë me kërcënimin./ORAinfo/