
Duket se Milani do të bëhet me një lojtar të ri.
Keisuke Honda kërkon me çdo kusht që të luajë me një skuadër të njohur evropiane.
Ylli japonez, i cili dikur konsiderohej si një nga më premtuesit, ka parë karrierën e tij në rënie gjatë sezoneve të fundit.
Ditë më parë, përmes një postimi në ‘Tëitter’, lojtari i ka bërë thirrje Manchester United që t’i japin një shans.
Kurse , së fundmi, ai i është drejtuar edhe skuadrës së Milan: “Gjithmonë kam dashur t’iu ndihmoj. Më telefononi kur keni nevojë” ka shkruar lojtari në ‘Tëitter’.
Honda ka luajtur me Milan gjatë viteve 2014-2017, duke shënuar 11 gola dhe shtuar 14 asistime, në 92 ndeshje, ku ka fituar edhe Superkupën e Italisë.