Milan po e transferon super lojtarin nga Franca

08:28 | 01 Tetor 2019

Milani i do me ngulm shërbimet e mesfushorit të Nices.

Milani thuhet se po tenton ta transferojë mesfushorin e Nices, Arnaud Lusamba, në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori i talentuar ka impresionuar në këtë fillim sezon te skuadra nga Ligue 1, andaj Rossonerët po tentojnë ta transferojnë atë.

Lojtari 22-vjeçar është bërë lojtari kyç i skuadrës së drejtuar nga Patrick Vieira, derisa ka kontratë deri në vitin 2021.

Milani ka filluar kontaktet me Nicen dhe me agjentin e lojtarit, derisa klauzola e tij për t’u largua është 35 milionë euro.

Skuadra italiane po nxiton që ta transferojë Arnaud Lusamban, pasi edhe disa skuadra të tjera evropiane i duan shërbimet e tij.

Komento: