
Raportohet se gjiganti italian, Milan është i gatshëm të punësojnë Massimiliano Allegri si menaxherin e tyre të rradhës.
Kjo pasi Milan po përjeton një krizë të madhe nën menaxhimin e Marco Giampaolos. Milan ka vetëm 6 pikë nga gjashtë ndeshjet e luajtura në Serie A, përcjell ORAinfo.

Milani është i 16-ti në ligë dhe Giampaolo duhet të fitojë ndeshjen kundër Gjenovas nëse dëshiron të ruajë punën e tij.
Sportsmediaset raporton se Milan ka nisur kontaktet me Massimiliano Allegrin.
Por duket se bisedimet shpejtë janë ndërprerë. Kjo pasi pagat e kërkuara nga ish-shefi i Juventusit e kanë lënë Milanin të dekurajuar që ta emërojnë atë në vend të Giampaolos. /ORAinfo/