Moussa Dembel në janar pritet të transferohet në Angli.
Skuadra e Manchester Unitedit po insiston për transferimin e sulmuesit të Lyonit, Moussa Dembele gjatë afatit kalimtar të janarit, ka shkruar “Daily Mail” të mërkurën.
Bëhet e ditur se Manchesteri tashmë ka kontaktuar ekipin francez, të cilit i ka ofruar mbi 50 milionë euro dëmshpërblim për Dembelen.
Ky i fundit, shihet si përforcim i duhur për sulmin te Manchesteri pas paraqitjeve të mira këtë edicion.
23-vjeçari, ka shënuar gjashtë gola në shtatë ndeshje kampionale për Lyonin. Ai te Lyoni u transferua verën e shkuar nga Celticu dhe me ekipin francez ka kontratë deri në vitin 2023.
Dembele karrierë ka bërë edhe te Fulhami.