Man Utd e do me çdo kusht yllin e Barcelonës

22:48 | 03 Tetor 2019

Ousmane Dembele po vazhdon të jetë i kërkuar nga shumë skuadra evropiane.

Sulmuesi francez ka qenë pranë largimit nga Barcelona verën e fundit, duke u përfolur se do të përfshihej në ofertën e katalanëve drejt PSG për Neymar.

Për ish lojtarin e Dortmund, interesim ka pasur edhe nga Premierliga, konkretisht Arsenal.

Por, është tani Manchester Evening që raporton se Manchester United, i janë futur garës për Dembele, përcjell lajmi.

Lojtari ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2020.

Komento: