
Në janar Tottenahm do të mbetet pa Christian Eriksen.
Agjenti i Christian Eriksen do të zhvillojë bisedime të mëtejshme me Real Madridin këtë fundjavë, pasi mesfushori i kërkon që të sigurohet largimi nga Tottenham gjatë janarit raporton ‘The Sun’, përcjell lajmi.
Eriksen është në 12 muajt e fundit të kontratës me skuadrën nga Londra, dhe janari do të ishte shansi i fundit për Tottenham që të fitojë diçka nga shitja e tij.
Ish mesfushori i Ajax shprehur dëshirën për të kërkuar një sfidë të re gjatë verës, por asnjë veprim nuk u materializua nga Tottenham.
Së fundi në Angli është raportuar se për Eriksen ka interesim edhe nga Serie A, konkretisht nga Inter dhe Juventus.