
Pasi transferoi disa lojtarë gjatë afatit të verës, tani Milan ka nisur vazhdimin e kontratave për lojtarët që i dëshiron për një kohë me të gjatë në ekip.
Një rinovim i kontratës është në sy për Davide Calabria, përcjell ORAinfo.
Tuttosport raporton se marrëveshja me Calabrian skadon në vitin 2022 dhe Milan është i interesuar të zgjasë atë.
Marrëveshja e re do të vlejë afër 2 milionë euro në vit dhe do të vlejë deri në vitin 2024. /ORAinfo/