
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Eni Koci, u bë kryetema e mediave rozë së fundi.
Ajo publikoi një fotografi nga shesh xhirimet e klipit të ri, ku shihej nën përqafimin e një mashkulli dhe me këtë postim paralajmëroi projektin e ri muzikor.

Sipas artistes, projekti mban titullin “Sekreti”.
Në këtë postim Genci i la këtë koment, duke u shprehur ‘xheloz’ në një farë mënyre.

Ndërsa, ajo ia ktheu “dashuri”. Genci dhe Eni u fejuan në dhjetor të vitit 2018.

