
Klubi, që ende nuk i ka mbushur dy vite nga themelimi, po shënon rezultate në futbollin e të rinjve
.
KF Perparimi ka arritur një sukses të rëndësishëm me gjeneratën U11, e cila është shpallur Kampione e Vjeshtës në Ligën Regjionale të Prishtinës për sezonin 2026/2027.

Për klubin, ky është një sukses i veçantë, pasi vjen më pak se dy vite pas themelimit, duke dëshmuar progresin dhe punën e bërë në zhvillimin e futbollistëve të rinj, raporton ORAinfo.

Ky rezultat është arritur falë angazhimit të lojtarëve, punës së trajnerëve dhe bashkëpunimit me prindërit, të cilët kanë qenë pjesë e rëndësishme e rrugëtimit të ekipit gjatë gjysmës së parë të sezonit.

Në KF Perparimi, synimi nuk është vetëm arritja e rezultateve dhe trofeve, por edhe edukimi i fëmijëve përmes sportit, zhvillimi i aftësive të tyre futbollistike dhe krijimi i një mjedisi ku ata mund të rriten e të përgatiten për të ardhmen.

Klubi vazhdon të ketë regjistrimet e hapura për fëmijët që dëshirojnë t’i bashkohen akademisë së futbollit dhe të zhvillojnë talentin e tyre nën drejtimin e trajnerëve të përkushtuar. /ORAinfo/

📍 Adresa: Rr. Tahir Zajmi nr. 31, Prishtinë
📞 Kontakt: +383 45 703 704
KF Perparimi – aty ku fillon rrugëtimi drejt suksesit.