Yllin që po e kërkon Juventus, dëshiron të transferohet te Real Madrid

18:15 | 04 Tetor 2019

Mbrojtësi i djathtë i Borussia Dortmund, Achraf Hakimi ka shprehur dëshirën e tij që edhe një herë të luajë për Real Madrid.

Ylli i Marokut është aktualisht në një hua dy-vjeçare në Dortmund nga Real i cili do të skadojë në verën e vitit 2020, përcjell ORAinfo.

Ndërsa fliste me AS, 20-vjeçari — që ka tërhequr interes nga gjigantët italianë të Serisë A Juventus — ka shprehur dëshirën e tij që të kthehet në Santiago Bernabéu në të ardhmen.

“Jam rritur shumë që kur fillova me Real Madrid,” tha Hakimi. “Kjo hua më ka ndihmuar dhe tani ndjehem se jam gati të luaj në Santiago Bernabeu. Natyrisht që dëshira ime është të luaj përsëri për Realin”./ORAinfo/

Komento: