
Gennaro Gattuso, mund të kthehet në Milano në vend të Marco Giampaolo, por vetëm nëse Paolo Maldini largohet i pari.
Sot zhvillohet një ndeshje e rëndësishme me Xhenovën dhe humbja mund të sjellë fundin për epokën e shkurtër të Giampaolo,përcjell ORAinfo.

Ai ka humbur katër nga gjashtë ndeshjet e hapura në Serie A dhe e ardhmja e tij do të jetë në dyshim.
Sipas Corriere dello Sport, kandidati kryesor për të zëvendësuar Giampaolo është njeriu që i hapi rrugë në radhë të parë – Gennaro Gattuso./ORAinfo/