
E vërteta për lidhjet e Arsene Wenger me AC Milan ka dalë, pasi francezi u përfol se interesohej për një transferim te kuqezinjtë.
Pozicioni i Marco Giampaolo besohet të jetë ende nën kërcënim, pavarësisht fitores së djeshme ndaj Xhenova. Humbjet ndaj Fiorentina dhe Torino e kishin bërë pozitën e tij shumë të pasigurt dhe Zvonimir Boban është akoma i pa bindur për përshtatshmërinë e tij,përcjell ORAinfo.

BeinSport pretendon se Wenger është afër të marrë përsipër një rol në FIFA si drejtues teknik dhe kjo mund të shkatërrojë shpresat e klubit për punësimin e francezit si menaxher i tyre./ORAinfo/