Juventus mposht Interin, rrëmben vendin e parë në Serie A

22:54 | 06 Tetor 2019

Juventusi është lider i ri në Serie A.

“Zonja e Vjetër” e ka mposhtur 2-1 Interin në “Giuseppe Meazza”, duke ia shkaktuar Interit humbjen e parë këtë edicion në Serie A.

Paulo Dybala në minutën e 4’ dhe Gonzalo Higuain në minutën e 80’ shënuan për Juven e Sarrit, derisa për Interin realizoi Lautaro Martinez 18’.

Me këtë fitore të Juves në shtëpinë e Inter, ndryshon gjithçka në renditjen e Serie A.

Juve tani është lider me 19 pikë, kurse Inter mbetet në pozitën e dytë me 18 pikë.

Komento: