Lëndimi i tmerrshëm i Hysaj, Napoli jep lajmin e keq

09:29 | 07 Tetor 2019

Hysaj, dje pësoi një lëndim të tmerrshëm.

Napoli ka konfirmuar se futbollisti shqiptar, Elseid Hysaj, ka pësuar një frakturë në sternum gjatë barazimit pa gola në ndeshjen ndaj Torinos.

Mbrojtësi i skuadrës italiane u nxor jashtë loje në sfidën në Stadio Olimpico Grande Torino, pas një rrëzimi të frikshëm pas përplasjes me Cristian Ansaldi.

Ai u rrëzua me kokë poshtë, ndërsa diagnoza fillestare ishte lëndimi në gjoks. Ndërsa pas ekzaminimit me rëntgen ka pësuar një thyerje të sternumit.

Pritet të shihet se si do të vazhdojë mjekimi i Hysajt dhe sa do të zgjatë mungesa e tij në fushë.

Komento: