Një baba si Gjiko, kështu kujdeset për Zërin

14:54 | 07 Tetor 2019

Ai është një baba i përkushtuar.

Në muajin shkurt çifti i njohur, Gjiko dhe Elita morën dhuratën më të bukur të jetës së tyre. Ata u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan Zëri.

Se reperi është një baba i përkushtuar e dëshmojnë disa video të cilat i ka publikuar vetë reperi në Instagram, ku shihet duke e ushqyer vogëlushin e tyre, teksa dëgjohet duke i folur atij, shkruan rtv21.

Ndryshe, Gjiko dhe Elita u martuan më 21 shtator të 2018-së, në një ceremoni të mbajtur në Prishtinë ku pjesë e saj ishin fytyra të njohura publike.

Komento: