Milan po e shkarkon një trajner dështak, po e emëron një tjetër ‘dështak’

20:46 | 07 Tetor 2019

Milan është në kërkim të një trajneri të ri pas rezultateve dëshpëruese në fillim të këtij sezoni në Serie A.

Rossoneri po e konsideron ish-trajnerin e Fiorentinës, Stefano Pioli, si një zëvendësim të mundshëm të trajnerit aktual Marco Giampaolo.

Sky Sports italia raporton se nëse ish-trejneri i Interit Luciano Spalletti nuk pajtohet që të zbres në ‘San Siro’, atëherë Milan do të transferoj Piolit, përcjell ORAinfo.

Emëri i Piolit padyshim që nuk do të pritet mirë nga tifozët e Milan, të cilët kërkojnë një emër të madh në stolin e kuqezinjëve.

Trajneri i Milanit, Marco Giampaolo nuk ka gjasa të mbetet me klubin pas një fillimi tepër zhgënjyes për kampionatin që sheh kuqezinjtë të ulen në vendin e 13-të në tabelën e ligës pas shtatë ndeshjeve. /ORAinfo/

Komento: