Dëmtimi horror, Elseid Hysaj ka thyer kockën e Sterumit

22:15 | 07 Tetor 2019

Elseid Hysaj ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen kundër Torinos në Serie A.

Napoli ka konfirmuar se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Elseid Hysaj pësoi një thyerje të Sterumit gjatë dëmtimit që pati dje në ndeshjen kundër Torinos e cila u mbyll me rezultatin 0-0.

Mbrojtësi ra me kokë pas një përplasjeje me Cristian Ansaldin, dhe nga analizat me rreze X ju gjet edhe fraktura që kishte.

Teksa flitet që mund të mungojë të paktën 20 ditë, akoma nuk ka diçka zyrtare për mungesën që mund të ketë.

Por një gjë është e sigurtë, në ndeshjet e kombëtares kundër Turqisë dhe Moldavisë ai nuk do të jetë.

https://www.youtube.com/watch?v=rFh8wgbVkGI

Komento: