
Marco Giampaolo i ka orët e numëruara në Milan.
Sipas raportimeve të medieve italiane, Luciano Spalletti do të bëhet trajneri i ardhshëm i Milanit.
“SkySport Italia” dhe “Sportitalia” po raportojnë se Spalletti do të jetë trajner i ardhshëm i Milanit.
Krejt kjo do të sqarohet pasi që Interi të arrijë marrëveshje me trajnerin, pasi ai ka kontratë edhe dy vjet e gjysmë me klubin.
Besohet se marrëveshja do të jetë që 60-vjeçari të marrë pagë edhe vetëm gjashtë muaj nga rivali i Milanit.
