
Kosova e ka mposhtur me rezultat minimal Gjibraltarin në ndeshje miqësore në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Prishtinë.
Në këtë ndeshje ka debutuar edhe mbrojtësi Ibrahim Dresheviq.
Pas ndeshjes ai e ka cilësuar ndeshje të veçantë debutimin te Kosova në fitoren 1:0 kundër Gjibraltarit.
Dresheviq u paraqit për herë të parë në fanellën e Kosovës.“Një ndeshje e veçantë për mua, e para, e kam pritur këtë”, ka deklaruar Ibrahim Dresheviq për SuperSport Kosovën.
“Kemi mbajtur portën e paprekur, e vështirë të luhet kundër skuadrave të tilla, e rëndësishme që arritëm fitoren”.