
Altuna Sejdi është këngëtarja shqiptare nga Maqedonia e që për publikun njihet me emrin artistik, Tuna.
Ajo është shumë e përfolur edhe për jetën private krahas asaj profesionale, përcjell ORAinfo.
Tuna tani është e martuar me Patris Berishën dhe është nënë e një djali që e kanë quajtur, Tian.
Kohët e fundit është diskutuar për një ndarje të tyre mirëpo, Patrisi i ka mohuar të gjitha duke publikuar një foto me të cilën tregon se në pak ditë do të bashkohet me Tunën e djalin./ORAinfo/

