
Anglia është mposhtur në Pragë me rezultat 2-1.
Harry Maguire ka zbuluar një nga arsyet që Anglia humbi ndeshjen kundër Çekisë.
Kombëtarja e Anglisë është mposhtur për herë të parë në 10 vitet e fundit në një ndeshje eliminatore, në ndeshjen e luajtur në Pragë.
Kjo humbje e Anglisë i bëri më shumë dëm Kosovës, sesa vet kombëtares angleze, kurse lidhur me disfatën ka folur edhe Maguire, i cili ka identifikuar një problem të madh.
“Ne kemi sjell nivelin tonë të futbollit në klube tek kombëtarja. Ishte ndeshje e vështirë” ka thënë Maguire, duke insistuar se forma e dobët me klubet ka ndikuar tek Kombëtarja, transmeton lajmi.
“Në pjesën e dytë kontrolluam ndeshjen më shumë se në të parën, por ne pranuam dy gola të lehtë dhe ata fituan ndeshjen. Duhet të përmirësohemi” ka thënë tutje mbrojtësi më i shtrenjtë në botë.
Anglia dhe Çekia numërojnë nga 12 pikë në krye të grupit A, por anglezët kanë një ndeshje më pak të luajtur.