Ja cilat super-ndeshje na presin sont në kuadër të Euro 2020

13:01 | 13 Tetor 2019

Ndeshje të interesante na presin sonte në kuadër të EURO 2020.

Kualifikueset e Kampionatit Evropian do të vazhdojnë edhe sot, me tetë përballje të tjera interesante.

Sot do të zbresin në fushë disa prej kombëtareve nga grupi C, G, E dhe I, për të vazhduar rrugëtimin e tyre drejt Euro 2020.

Në Grupin C, fillimisht nga ora 18:00 luan kombëtarja e Holandës kundër asaj së Bjellorusisë, për të vazhduar më pas me ndeshjen Estoni – Gjermani, që luhet me fillim nga ora 20:45.

Në Grupin E vlen të përmendet ndeshja Uells – Kroaci, e cila luhet në orarin e njëjtë me Gjermaninë, kurse në dy grupet tjera nuk ka ndonjë ndeshje që zgjon interesim të madh.

Komento: