
Barcelona me ngulm po e kërkon Lautaro Martinez.
Lautaro Martinez është kthyer në një nga pikat kryesore të Interit. Sulmusi argjentinas ishte vendimtar për zikaltërit në dy ndeshjet e fundit ndaj Barcelonës dhe Juventusit duke shënuar gol edhe pse në fund Interi nuk arriti të fitonte. Paraqitjet e tij pozitive kanë bërë që shumë skuadra të kthejnë sytë nga ai.

Barcelona është një nga ekipet e interesuar duke para edhe moshën e madhe të Suarez. 22-vjeçari ka një klauzolë rreth 111 milionë euro dhe një gjë e tillë tremb drejtuesit pasi skuadra spanjolle do të ishte e gatshme të paguante një shifër të tillë duke parë shpenzimet në vitet e fundit. Në këtë mënyrë drejtuesit zikaltër kanë nisur nga puna për rinovimin e Lautaro Martinez me një klauzolë më të lartë në mënyrë që lojtari të mos largohet nga Milano.