Besimi është çelësi

14:30 | 14 Tetor 2019

Vet analizimi i tepruar bën të mendon një pjesë të mirë të njerëzve problemet e tyre thellë e më thellë.
Si rezultat, ajo fillon të rrënjoset në mendjen e tyre, duke bërë të ndihen të trishtuar, të cilat mund të çojnë në depresion.

Andaj kjo definitivisht nuk do t’ju sjellë më afër suksesit, por anasjelltas.

Thuaj PO për një vetë analizë të shëndoshë dhe vetë reflektuese.
Këto ndihmojnë të dilni nga opatia dhe kështu vlerësoni mundësitë reale.

Dështimet e mëparshme ku secili prej nesh ka hasur në to edhe atëherë kur jemi përpjekur për të mirën, por prapë rezultati i thjesht nuk ndodh në ketë rast ekzistojnë dy opsione: bini në depresion dhe të ndjeheni keq për vetën e juaj ose të analizojmë situatën, të kuptojmë gjërat që po bëjmë gabim duke provuar edhe njëherë.

Por duhet të theksuar se dështimet shpesh nxisin guximin, nxit kreativitet dhe gjithashtu kërkon motivimin, vetëm pse çdoherë duke mos humbur entuziazmin tuaj.

Them kështu sepse gjendja e motivimit për të besuar në vetën tuaj dhe për të shtypur është me rëndësi çdoherë aty ku duhet.

Dështimi tregon se cilat janë pikat e forta dhe të dobëta tuajat duke ju motivuar që ti korrigjoni ato, pavarësisht se çfarë profesioni keni, ku jetoni apo çka veproni.

Ballafaqimi me frikën

Ndonjëher kemi frikë të ndjekim diçka që dimë e që do të na bënte të lumtur.

Mundësit mund të na shohin në fytyrë por ne stopojmë (ngrihemi) sepse nuk kemi besim të mjaftueshëm. Mos lejo që frika juaj t’ju ndalojë të përjetoni gjëra të mahnitshme, thjesht hidhuni në jetën që keni dashur gjithnjë.

Fillimi i vlerësimit të fokusit tuaj mendor

Para se te filloni të punoni drejt përmirësimit të përqendrimit tuaj mendor, ju mund të filloni se sa i fort është fokusi juaj mendor në momentin aktual.

Përqendrimi juaj është i mirë nëse:

Ju e keni të lehtë të qëndroni vigjilent, duke i vendosur qëllimet dhe duke i ndarë detyrat në pjesë më të vogla, çdoherë duke bërë një pushim të shkurtër pastaj të ktheheni në punë.

Jetoni momentin

Ky nocion i të çenurit i pranishëm është gjithashtu thelbësor për të rikuperuar fokusin tuaj mendor.

E gjitha kjo që u cek në mënyrë të përgjithshme si përfundim kryesorja në thelb është ajo se besimi është çelësi. Puna juaj tregon suksesin ngase njerëzit lehtë mund ta dallojnë “Punën e mirë” nga “Punën e keqe” andaj nëse ekziston dikush që përpiqet të ju sjell poshtë, ju vetëm buzëqeshni dhe përfundoni detyrën tuaj.

(Autorja ka studiuar Administratën Publike Mardhëniet Ndërkombëtare dhe studimet Evropiane)

Komento: